News

Benzi i ‘le targën’ makinës së policisë, ndjekje si në filma në mes të Tiranës (VIDEO)

Share on the social medias

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, pranë sheshit “Nënë Tereza”, ku një makinë tip ‘Benz’ i bën disa herë xhiro mjetit të policisë e cila i ishte vënë nga pas.

Video e cila është bërë virale në rrjetet sociale tregon momentin epik, kur makina e policisë detyrohet që të bëjë rrethin disa herë, ndërsa ndjek benzin.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që mjeti i policisë i është vënë nga pas makinës tjetër, por duket sikur luajnë si “macja me miun”.

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.