Magazine Showbizz

Benzema dhe modelja amerikane nuk fshihen më, konfirmojnë lidhjen e tyre

Share on the social medias

Aktualisht, Karim Benzema po bën shumë mirë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Brenda tapetit të blertë ka treguar se ishte lojtari më i mirë i sezonit të kaluar.

Kjo ndoshta për shkak të ambientit të tij më të afërt. Tashmë brenda këtij ambienti rrethues duket se shfaqet edhe Jordan Ozuna, modelja amerikane.

Dashuria e re e Karimit nisi punën si kamariere në Las Vegas dhe sot është pjesë e agjencive të ndryshme modelesh.

Lojtari i Real Madridit ka qenë gjithmonë shumë i fshehtë për jetën e tij personale, edhe pse dihet se ka dy fëmijë me dy gra të ndryshme. Chloé De Lunay është nëna e vajzës së tij të parë dhe Cora Gauthier, një modele franceze, nëna e djalit (Ibrahim-it, lindur në vitin 2017).

Ata të dy tashmë e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. E dhëna e parë që të dy mund të ishin bashkë erdhi disa muaj më parë, kur ajo ishte në Paris. Dhe çfarë rastësie; Benzema po luante finalen e Ligës së Kampionëve po atë fundjavë.

Disa ditë më parë, Jordan ka publikuar imazhe në Instagram në të cilat shfaqen të përqafuar, teksa po shijojnë një moment privat. Më vonë erdhi një foto e dytë që tregon një pjesë të një video-telefonate.

Pasi futbollisti francez fitoi Superkupën e Europës, ai i është përgjigjur postimit të fundit në Instagram dhe madje kanë ndjekur njëri-tjetrin. Duket se marrëdhënia po shkon më mirë sesa pritej.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.