Magazine Showbizz

Beatrix Ramosaj ‘pranon’ për herë të parë dedikimin për Donald Veshajn dhe bën deklaratën e papritur: Me tjetrën të bëjë çfarë të dojë

Share on the social medias

Beatrix Ramosaj megjithëse e ka mohuar disa herë që këngët që ka publikuar pas daljes nga “Big Brother Vip” nuk kanë qenë dedikim për Donald Veshajn, ajo nuk e mohon faktin që ato tekste i përshtaten historisë së saj.

“Ma shumë se ti”, ishte një nga këngët që kudo u përfol se ishte një dedikim për Donaldi, por Beatrix e mohoi sërish së fundmi këtë gjë. Madje ajo u shpreh se dedikimi i saj nuk është publikuar ende, duke paralajmëruar kështu një të tillë në të ardhmen.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me ato situate. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruar më herët edhe normal mi kanë lidhur menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja “si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka”, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej” – tha këngëtarja për Prive.

Pas përfundmit të “Big Brother Vip”, kur përfundoi edhe lidhja e saj me Donaldin, Beatrix Ramosaj ka preferuar të qëndrojë larg intervistave dhe të mos flasë konkretisht në lidhje me atë histori (përveç statuseve thumbuese në rrjetet sociale).

E pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV ajo tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”

Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format.

“Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperiencë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”– tha ajo.

Pyetjes ‘me spec’, “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë.”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.