Beatrix e zbulon se me kë ndodhet jashtë Shqipërisë, publikon foto nga darka

Beatrix Ramosaj ka publikuar imazhe të reja, këngëtarja kosovare dhe ish-konkurrentja e BBV, Beatrix Ramosaj ka disa ditë që ndodhet jashtë Shqipërisë.

Sot me rastin e 8 Marsit ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin e saj instagram, meqë rast ka treguar edhe personin se kush po e shoqëron.

Bashkë me të është edhe vajza e tezës së saj, Anxhelina e cila vazhdimisht ka mbështetur Trixën gjatë rrugëtimit të saj në BBV.

Ndaj në fotot që ka postuar sot Trixa nuk ka munguar as dedikimi drejtuar Anxhelinës.

“Ju jeni një rreze dielli në një ditë me re”, ka shkruar ajo teksa vajzat shfaqen në top formë.

Ndryshe, Trixa para dy javësh ka konfirmuar ndarjen nga aktori Veshaj, me të cilin nisi lidhjen brenda BBV.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.