Atdheut nuk i del inati, ironizon ashpër publikisht Donaldin dhe Borën (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme Donaldi la pas historinë me Borën, duke shprehur hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina e ka ironizuar këtë situatë me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Mirëmëngjes se kemi vendosur akoma për kë shkon këtë muaj”, – ka shkruar ai.

Kujtojmë se pak kohë më parë Bora u takua me Donaldin brenda “Big Brother VIP”, ku aktori i rrëmebeu dhe një të puthur. Nisur nga kjo, dita vijuese iu dedikua vetëm atyre. I gjithë publiku e nisi ditën duke thënë “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit”. Pikërisht kësaj i referohet dhe Atdheu në postimin e tij.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ish-konkurrenti i “Përputhen” bën ironi me këtë situatë. Ditën e djeshme ai bëri një postim ku shkroi “Ta heq varësen apo ta mbaj”.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.