Antonela tregon pse e refuzoi futbollistin Mario Balotelli

Edhe Antonela është kontaktuar nga një futbollist i njohur. Nuk janë të rralla këngëtaret apo modelet shqiptare që kanë treguar se janë ngacmuar nga futbollistat e njohur me famë botërore.

Një histori të ngjashme sot e ka ndarë edhe Antonela Berisha ish konkurrentja e Përputhen dhe ish banorja e BBV.

Ajo ka treguar se është ngacmuar nga futbollisti Mario Baloteli të cilin e kishte refuzuar se nuk ishte tipi i saj.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli, e kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më nguc, bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu, jo, i thashë nuk është tipi im”, – tha Antonela në emisionin “E diell”.

Ndryshe gjatë qëndrimit në BBV ajo i ishte rrëfyer Donaldit se është në lidhje dhe ndihet shumë e lumtur për partnerin që ka në krahë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.