News

Anija me grurë mbërriti dje nga Ukraina në Durrës, reagon Erion Braçe dhe hedh dyshimet e forta

Share on the social medias

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar pasi dje mbërriti në portin e Durrësit anija e parë me grurë nga Ukraina. Braçe hedh dyshimet se ky grurë mund të ketë ardhur shumë shtrenjtë dhe në cilësinë jo të duhur në krahasim me grurin që është prodhuar këtë vit në vend.

Postimi i plotë:

“ERDHI ANIJA ME GRURE NGA UKRAINA?

PO? SHYQYR!

Po me cfare CMIMI, me cfare KOSTOJE, hyri e doli nga DOGANA?

MOS I KA RENE SHTRENJTE?

SHUME ME SHTRENJTE SE GRURI I PRODHUAR E TREGTUAR NE VEND?!

A mund te na thote kompania gje per kete? TRANSPARENCE ESHTE, SKA ASGJE TE KEQE!

Shikoni, nese ne MUZEQE ka ende grure te prodhuar ne vend me MBI 15% PROTEINE, ME RREZE 75%, me bezdis pafund fakti qe tregtia behet jashte e jo tek BUJQIT TANE!

Nejse, une po pres qe vete kompania te tregoj CMIMIN E KOSTON ME TE CILEN KA DALE NGA DOGANA GRURI;

PO MUNDI DHE FLETE ANALIZAT PER PROTEINEN E ELEMENTET E TJERE TE KETIJ GRURI.”-shprehet ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.