Alfred Cako i di të gjitha: Ju them unë kush e fiton Big Brother VIP

Konspiracionisti Alfred Cako ka treguar se cili do të fitojë “Big Brother Vip” sipas tij. Më saktë, ai ka treguar në Top Channel se kë sheh si emrat më pikantë të këtij edicioni.

Duket se ai nuk ndikohet aspak nga komentet në rrjetet sociale, sepse ka injoruar fansat e Donald Veshajt. Cako nuk ia përmend fare emrin si favorit.

I pyetur nga moderatori Edi Manushi, Cako tha se fitues sipas tij do të jetë Iliri. “Me aq sa e kam ndjekur, më pëlqen inteligjenca e Ilirit”, u shpreh ai.

“Më pëlqen dhe Beniada Nishani, sepse është e çiltër dhe e lezetshme, me shqipen e çalë”, shtoi Cako duke buzëqeshur. Dukej qartë se ka simpati për modelen shqiptare.

Ja, tani të gjithë e morëm mesazhin. Nëse Alfred Cako thotë një gjë, shpesh ndodh, kështu që bastet mund t’i vini për koreografin Ilir Shaqiri.

Deri tani, dy emrat më të përmendur si fitues të Big Brother janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. I pari pëlqehet nga popullsia që ndjek TV, i dyti nga të rinjtë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.