Magazine Showbizz

Albërije Hadërgjonaj i ‘nxjerr’ sekretin mbesës së saj, Beatrix Ramosaj

Share on the social medias

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar një bisedë që ka pasur me mbesën e saj, Beatrix Ramosajn.

E ftuar në emisionin “E diell”, Albërija ka treguar se i kishte shkruar një këngë për historinë e saj të dashurisë, por në fakt Trixa kishte vendosur që të mos e këndonte për të mos marrë më vëmendje nga e njëjta histori.

“Është gocë e mençur, mesi pres, ka edhe një baladë që ia kam shkruar pas daljes së Big Brother, po thotë se nuk dua sepse njerëzit do e personifikojnë, unë e kam shkruar si teze.

E kam shkruar për atë histori, por ajo e ndaloi rreptësisht më ka bërë përshtypje, një vajzë shumë e mençur unë i thashë, të gjithë po përfitojnë, nxirre dhe ti e më tha, teze është momenti që njerëzit të më shohin dhe vlerësojnë për talentin që kam edhe për atë që kam për të dhuruar e nuk dua të përfitoj nga askush, dhe më ka lënë pa fjalë është e mirë, shumë pozitive është me të vërtetë shumë dinjitoze,”-tha Albërija në intervistë.

Mbesa e saj, Trixa krijoi një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshajn brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Por sapo ai doli jashtë u kthye tek ishi, moderatorja Bora Zemani.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.