Aktori i njohur turk bëhet baba për herë të parë

Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Kivanc Tatlitug, po bëhet baba për herë të parë.

Sipas mediave turke, bashkëshortja e tij, Basak Dizer është shtatzënë në muajin e tretë.

Disa javë më parë, kjo e fundit mohoi pretendimin që ishte shtazënë përmes një postimi në Instagram, ku një mikesha e saj e kishte uruar.

Mirëpo, duket se e vërteta qenka ndryshe dhe çifti do të bëhen prindër.

Kujtojmë që Kivanç Tatlitug dhe Basak Dizer u martuan në vitin 2016.

Që nga ai moment, ata ndajnë një jetë të lumtur së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX