Magazine Showbizz

Agnesa Vuthaj bëhet e gjallë për herë të parë pasi iu vodhën 400 mijë euro para e stoli

Share on the social medias

Jo shumë ditë më parë, modelja Agnesa Vuthaj ishte kryetemë e mediave. Kjo, shkaku i vjedhjes që ndodhi në shtëpinë e saj, në një prej lagjeve elitare të kryeqytetit, shkruan Billbordi.net

U tha se dëmi material i shkaktuar, në para “cash” e poashtu edhe në vlerë tejkalon qindra mijëra euro.

Agnesa nuk ka reaguar as publikisht e as nuk ka folur për mediat.

Përkundër interesimit të lartë medial, ikona e bukurisë që vetëm sa ishte nisur në pushime kur ndodhi ngjarja në shtëpinë e saj, ka preferuar heshtjen.

Ajo nuk ka postuar as foto nga pushimi e as ndonjë gjë tjetër. Megjithatë, nuk është zhdukur tërësisht nga rrjetet sociale.

Vuthaj ka dhënë shenja “jete” në Instagram. Ajo ka komentuar në një prej postimeve të mikeshës së saj, Ilda Abazit.

Agnesa ka dërguar zemra në përvjetorin e parë të martesës së Ildës me basketbollistin Kenan Sipahi.

Përvjetori i parë i martesës i gjeti prindër, andaj Agnesa s’mund të ishte më e lumtur se kaq për shoqen, duke thyer akullin e një mungese totale nga syri publik./Prive

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.