News

A i ka dhënë një këshillë Presidentit Begaj për çështjen e detit me Greqinë? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë

Share on the social medias

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur sot nga gazetarët nëse i ka dhënë ndonjë këshillë për çështjen e detit, Presidentit Bajram Begaj.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se letra për çështjen e detit ia kishte depozituar Kuvendit, që sipas tij kishte detyrimin që të merrej me çështjen.

Ai tha se në pozicionin që presidenti është vënë për shkak të ndryshimeve tinëzare nga ana e kryeministrit e bën të vështirë reagimin.

“Presidenti ka përgjegjësitë e veta që i përcakton me të dejtë kushtuese. Presidenti i mëparshëm, zoti Meta ka përmbushur me besnikëri të plotë detyrën, ka bërë përpjekje kontruktive që kjo çështjes të zgjidhet. Letra iu drejtua parlamentit, pasi ka detyrimet e tij për t’u shprehur dhe për të parë marrëveshjen dhe për të kontrolluar qeverinë. Është përgjegjësi e Kuvendit për këtë çështje. Sa i takon presidentit aktual, bisedimet e mëparshme mund ta bëjnë pak të vështirë kontributin e tij pasi kryeministri ka ndërmarr disa akte tinëzare për të ecur me faktin e kryer. Është detyrë e parlamentit dhe e çdo lloj institucioni tjetër që të merret me këtë çështjes. S’na e ka fajin Vuçiç që na ikin ne qytetarët, kur ai bëhet ogiçi i tij.”, tha Meta.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.