News

A do preket Shqipëria nga kjo stuhi e fuqishme? Erdhi furishëm nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, pamje të frikshme nga Italia

Share on the social medias

Një tornado mori para gjithçka pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë.

Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg.

Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër.

Pavarësisht paralajmërimeve, shumë pushues zgjodhën të rrinin në breg të detit për të fiksuar me celularin e tyre tornadon, por kjo nuk rezultoi një eksperiencë e mirë.

Edhe në vendin tonë meterologët kanë parashikuar që fundjava do të shoqërohet me shira të rrëmbyeshëm, erë dhe shkarkesa elektrike.

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.