24 orë pas ndarjes, Melisa pendohet dhe kërkon rikthimin tek Andi

Gjatë ditës së djeshme u raportua shumë për lidhjen e Andit dhe Melisës.

Ishte Melisa ajo që ngriti dyshime për një ndarje të mundshme ndaj Andit “E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin duke na lënë të kuptojmë se çifti i dha fund.

Prej më shumë sesa 1 viti ata kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duke nisur edhe bashkëjetesën, dy të rinjtë u njohën në ”Përputhen” dhe që atëherë kanë qenë një nga dyshet më të ndjekura dhe të pëlqyera për fansat.

Kjo nuk është hera e parë që në rrjetet sociale ata publikojnë foto dhe thënie duke lënë të kuptojnë se janë ndarë.

Edhe më herët ishte e njëjta situatë, ku pak ditë më pas ata sërish janë pajtuar, edhe kësaj radhe duket se situata po përsëritet sërish.

Vetëm 24 orë pasi u raportua për ndarjen e tyre, Melisa i ka dhënë sinjalet se tashmë kërkon një rikthim me Andin.

Ajo ka postuar pikturën e një vajze duke qarë dhe tregon se kjo është gjendja e saj aktuale.

“Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”, – shkruan Melisa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.