2 ditë pasi u la në detyrë, Meta: Mezi po pres përfundimin e mandatit të Presidentit

2 ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e shkarkojë, Presidenti Ilir Meta ka risjellë sërish në vëmendje deklaratat e bëra dje, ku tregoi se mezi pret 24 korrikun, datë kur mbaron edhe mandati i tij si president.

“Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë! Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme. Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer. Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022”, – shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.